Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dalin në shitje bileta për ndeshjen Kosovë – Turqi, për tifozët mysafirë

Fadil Vokrri

Federata e Futbollit e Turqisë ka njoftuar të shtunën se kanë dalë në shitje biletat për tifozët mysafirë për ndeshjen Kosovë – Turqi.

Finalja e plejofit për kualifikim në Botëror zhvillohet të martën prej orës 20:45 në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Sipas njoftimit, shitja bëhet nga federata kosovare dhe FFK-ja e ka kontrollin e plotë në proces. 

Federata turke ka njoftuar se nuk merr asnjë përgjegjësi për situatat e krijuara lidhur me shitjen e biletave.