Ndonëse janë edhe katër muaj gati deri te përballja ndërmjet Anglisë e Kosovës, mediumet angleze kanë raportuar të mërkurën se të gjitha biletat e kësaj ndeshjeje që do të zhvillohet në stadiumin "St. Mary's" të Southamptonit janë shitur.
E përditshmja "Daily Echo" ka njoftuar se të gjitha biletat që ishin në dispozicion nga Federata e Futbollit e Anglisë janë shitur, duke mos llogaritur këtu pesëpërqindëshin që i takon Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBiletat për këtë ndeshje janë nxjerrë në shitje gjatë javës së shkuar dhe kanë qenë të ndara në tri kategori.
Ndeshja ndërmjet Anglisë dhe Kosovës i takon Grupit A të eliminatoreve për "Euro 2020". Do të luhet më 10 shtator në orën 20:45. Anglia është lidere e grupit me gjashtë pikë nga dy ndeshje, kurse Kosova ka një pikë nga një ndeshje.
"Biletat që ishin në dispozicion për ndeshjen Angli - Kosovë tashmë janë shitur. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 10 shtator në kuadër të eliminatoreve për 'Euro 2020' dhe nis në orën 20:45", ka shkruar "Daily Echo"....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)