Feyenoordi e ka mposhtur Celticun në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Ekipi nga Holanda mposhti në shtëpi ekipi skocez me shifrat 2:0.
Kjo ndeshje e luajtur të martën mbrëma i takoi Grupit E të Championsit.
Golin e parë e shënoi Calvin Stengs në fundin e pjesës së parë, kurse të dytin Alireza Jahanbaksh në minutën e 76-të.
Celticu brenda katër minutave mbeti me dy lojtarë më pak në fushë. Lojtari i parë u përjashtua në minutën e 64-t, kurse i dyti në minutën e 68-të.