Futboll

Feyenoordi mposht në fund Fenerbahçen

Feyenoord

Me fund dramatik është përcjellë ndeshja e parë e raundit të tretë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve në mes të Feyenoordit dhe Fenerbahçes.

Holandezët fituan 2:1 me golin e fitores të realizuar në shtesë.

Quinten Timber realizoi golin e parë të ndeshjes për t’i dhënë epërsinë Feyenoordit në minutën e 19-të. Turqit u rikthyen duke barazuar me Sofyan Amrabatin në minutën e 86-të, para se Anis Hadj Moussa në minutën e parë shtesë të vuloste fitoren e vendasve.

Ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme.