Futboll

Feyenoordi po e befason Bayern Munichun

Feyenoordi po e befason Bayern Munichun

Feyenoordi është duke e befasuar Bayern Munichun në pjesën e parë të ndeshjes së xhiros së shtatë të Ligës së Kampionëve. 

Feyenoordi në stadiumin “De Kuip” në Rotterdam, para tifozëve të zjarrtë, është duke fituar 2:0. Golin në minutën e 21-të për vendësit e shënoi Santiago Tomas Gimenez. 

Sulmuesi meksikan ishte i saktë edhe nga penalltia për 2:0, në minutën e dhjetë shtesë të pjesës së parë. 

Ky ballafaqim u shty për pak minuta pasi nisi, për shkak të ndezjes së fishekzjarrëve të shumtë nga tifozët e Feyenoordit.

Bayerni pëson humbje të rëndë në Holandë

2 muaj më parë / 22 jan 2025 23:04
bayern

Bayerni ka pësuar tri gola për humbje të thellë nga Feyenoordi në Holandë.

Ndeshja e së mërkurës mbrëma i takoi xhiros së shtatë të Championsit dhe përfundoi 3:0 për Feyenoordin vendas.

Me fitore, Feyenoordi doli në vendin e 11-të të Championsit me 13 pikë. Bayerni ka rënë në vendin e 15-të me 12 pikë.

Santiago Gimenez shënoi dy gola në pjesën e parë. Ai realizoi fillimisht në minutën e 21-të e më pas në minutën e nëntë shtesë.

Fare në fund, në minutën e 89-të, gol për ekipin holandez realizoi Ayase Ueda, për 3:0.