Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Feyenoordi largohet nga Championsi, vazhdon në Ligën e Evropës

Feyenoordi ka lëshuar mundësinë për të avancuar tutje në Ligën e Kampionëve nga Grupi E.

Feyenoordi në ndeshjen e fundit të grupit të mërkurën mbrëma, u mposht në Skoci nga Celticu, 2:1.

Luis Palma shënoi nga penalltia për vendësit në minutën e 33-të.

Yankuba Minteh barazoi shifrat tetë minuta para fundit, por në minutën e parë të kohës shtesë, Gustaf Langerbielke, realizoi për 2:1.

Nga Grupin E tutje kalojnë Atletico Madridi me 14 pikë dhe Lazio me 10 pikë.

Feyenoordi i treti ka gjashtë pikë kurse Celticu i fundit ka katër pikë.