Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Celticu e Altetico Madridi ndajnë pikët

Nuk ka dhënë fitues ndeshja e Championsit mes Celticut dhe Atletico Madridit.

Të mërkurën mbrëma në Skoci, takimi përfundoi 2:2. Kyogo Furuhushi shënoi që në minutën e katërt për Celticun.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Antoine Griezmann barazoi rezultatin në minutën e 25-të, ndërsa menjëherë në minutën e 28-të, Luis Palma shënoi për 2:1 në të mirë të Celticut. Ndërkohë një pikë skuadrës madrilene ia siguroi Alvaro Morata me golin e minutës së 53-të.

Prej minutës së 82-të, Atletico mbeti me një lojtar më pak në fushë. Me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua Rodrigo De Paul. Për Celticun është pika e parë në grupin E. Mbetet i fundit me një pikë. Atl. Madridi është i dyti me pesë pikë.