Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico ndalet në barazim

Atletico Madridi kishte epërsi prej dy golave përballë Getafes deri në minutën e 69-të. Por në fund fitoi vetëm një pikë të martën mbrëma. Ndeshja përfundoi baras, 3:3, ndërsa i takoi javës së 18-të të La Ligas spanjolle.

Për Atleticon shënuan Antoine Griemann (44’, 69’ pen.) dhe Alvaro Morata (63’). Borja Mayoral (53’ 93’ pen.) dhe Oscar Rodriguez (87) i shënuan golat për Getafen. Atletico luajti nga minuta ne 38-të me një lojtar më pak në fushë. Stefan Saviq u ndëshkua me karton të kuq. Atletico është në vendi e tretë me 35 pikë, kurse Getafe në vedin e tetë me 26 pikë.

Artikuj të ngjashëm