Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pedro ia siguron Lazios fitoren në Skoci

Lazio ka shënuar fitore në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit E të Ligës së Kampionëve. Lazio të mërkurën mbrëma fitoi me rezultatin 2:1.

Fitoren e arriti krejt në fundin e ndeshjes. Kyogo Furuhashi shënoi për 1:0 në minutën e 12-të, kurse Matias Vecino në minutën e 29-të, i barazoi shifrat.

Nëntë minuta para fundit, Celticu realizoi edhe një gol tjetër, por ai u anulua për pozitë jashtë loje pas rishikimit të situatës në VAR.

Kur ndeshja po shkonte drejt barazimit, në skenë u shfaq Pedro që shënoi me kokë në minutën e pestë të kohës shtesë. Ai realizoi me kokë.

Elseid Hysaj e kompletoi ndeshjen te mysafirët. Në Grupin E, Atletico Madridi e Lazio prijnë me nga katër pikë. Feyenoordi ka tri pikë në vendin e tretë, kurse Celticu i fundit është pa pikë.