Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio mposht Feyenoordin dhe e kalon në tabelë

Lazio ka shënuar fitore me shumë peshë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Të martën në Romë, Lazio fitoi 1:0 ndaj Feyenoordit. Tani Lazio është e dyta në grupin E me shtatë pikë. Udhëheq Atletico Madridi me tetë, ndërsa Feyenoordi është i treti me gjashtë pikë.

Celticu ka vetëm një pikë dhe tashmë është pa gjasa. Ciro Immobile shënoi golin e fitores së madhe për Lazio. Ai realizoi në minutën e parë të kohës shtesë në pjesën e parë. Elseid Hysaj luajti deri në minutën e 78-të për Lazion.

Artikuj të ngjashëm