Edhe pas xhiros së shtatë, Lazio vazhdon të kryesojë në Ligën e Evropës.
Lazio të enjten mbrëma fitoi 3:1 ndaj Real Sociedadit, ndërsa ka 19 pikë në vendin e parë. Ka gjashtë fitore e një barazim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkuadra spanjolle mbetet me dhjetë pikë.
Mario Gila shënoi për 1:0 në minutën e pestë, ndërsa Aihen Munoz i mysafirëve në minutën e 30-të u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua.
Mattia Zaccagni dhe Taty Castellanos në minutën e 32-të e të 34-t, shënuan dy gola tjetër për ta siguruar fitoren.
Sociedadi realizoi për 3:1 me Ander Barrenetxean, shtatë minuta para fundit.