Pak pasi zyrtarizoi Mevlan Zekën, Feronikeli ka zyrtarizuar edhe dy përforcime.
Lapidar Lladrovci është kthyer te skuadra e Feronikelit, ndërsa krahas tij skuadra nga Drenasi ka marrë edhe Përparim Islamin.
Mbrojtësi Lladrovci ka kaluar te Feronikeli nga Trepça ’89 ku kaloi dy sezonet e fundit. Më parë ai ishte edhe te Kukësi në Shqipëri.
“Gjatë kohës kur ishte pjesë e Feronikelit, Lladrovci ishte ndër lojtarët kryesorë, që e ndihmuan klubin në fitimin e të gjithë trofeve që mund të fitohen në Kosovë”, ka thënë klubi.
Ndërsa për mbrojtësin e krahut të djathtë, Feronikeli ka thënë se ai do të ndihmojë në kthimin e klubit në garën për titull.
Edhe
Dellova zyrtarizohet te skuadra turke
Islami në dy sezonet e fundit ka luajtur për 89-shin, ndërsa më herët ishte pjesë e Prishtinës, Hajvalisë, Dritës dhe Hysit.
{gallery}