Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përparim Islami firmos me Dritën

Drita e Gjilanit ka bërë një përforcim të madh për edicionin e ri dhe për ndeshjet në Evropë. Skuadra nënkampione e Kosovës në futboll të hënën ka firmosur me mbrojtësin e djathtë, Përparim Islami. Islami vlerësohet prej lojtarëve më cilësorë në vend të asaj pozite.

Ky është përforcimi i parë i Dritës për edicionin e ri të garave. Sipas njoftimit, Islami ka pasur oferta të shumta, por ka zgjedhur Dritën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Islami do të jetë pjesë e klubit për dy vjetët e ardhshme dhe do të jetë një forcë shtesë në kampionat dhe në garat evropiane, të cilat zhvillohen në muajin korrik”, ka njoftuar Drita.

Islami së fundi është ndarë me Feronikelin. Më herët me shumë sukses kishte luajtur edhe në skuadra tjera të vendit.