Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjilani zyrtarizon Përparim Islamin

Skuadra e Gjilanit ka bërë të ditur transferimin e Përparim Islamit.

Klubi nga Gjilani ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me mbrojtësin e krahut të djathtë.

Islami u transferua te Gjilani si futbollist i lirë pasi i skadoi kontrata me Dritën.

“Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite. Islami, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë ka qenë pjesë e disa klubeve në vend, duke fituar dy tituj kampion, një herë Kupën e Kosovës dhe dy herë të tjera Superkupën e Kosovës. Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Përparimit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare”, thuhet një njoftimin e klubit.

Artikuj të ngjashëm