Mesfushori Bruno Fernandes i ka pezulluar bisedimet me drejtuesit e Manchester Unitedit për kontratën e re, bën të ditur “The Athletic”.
Portugezi ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2025, por Unitedi dëshiron t’i ofrojë kushte më të mira në mënyrë që ai mos të kërkojë largimin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe kërkesa e lojtarit është që të jetë në mesin e futbollistëve më të paguar në klub.
Aktualisht renditet si lojtari i dhjetë më i paguar me 180 mijë funte në javë.
Ardhja e Cristiano Ronaldos e ka lënë nën hije Fernandesin i cili shkëlqeu në sezonin e kaluar, duke qenë golashënuesi më i mirë i Unitedit.
Këtë edicion ka shënuar shtatë gola në Premier League, një më pak se Ronaldo që është shënuesi më i mirë i skuadrës angleze.