Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fernandes me kontratë të re te Unitedi

Mesfushori Bruno Fernandes së shpejti do të firmos kontratë të re pesëvjeçare me Manchester Unitedin, e cila do ta mbajë në “Old Trafford” deri në verën e vitit 2027.

Lajmi është bërë i ditur të premten nga “Daily Mirror”. Mësohet se marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe zyrtarizimi është vetëm çështje ditësh.

Me kontratën e re, Fernandes do të ketë pagë javore prej 290 mijë eurosh. Portugezi 27-vjeçar është ndër lojtarët më të vlerësuar te Unitedi, ndërsa këtë sezon krahas nëntë golave ka edhe 14 asistime në 37 paraqitje.