Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fernandes gati ta firmosë kontratën e re me Unitedin

Foto: Reuters

Mesfushori Bruno Fernandes së shpejti pritet ta firmosë kontratën e re me Manchester Unitedin, e cila do ta mbajë te skuadra angleze deri në verën e vitit 2026, ka raportuar tabloidi “The Sun” të enjten. Bëhet e ditur se palët ka kohë që kanë nisur negociatat, të cilat pritet të mbyllen me sukses brenda këtij muaji.

Me kontratën e re, Fernandes do të ketë një pagë javore prej 300 mijë eurosh duke u bërë ndër futbollistët më të paguar në klub. Portugezi ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2025 kurse në “Old Trafford” u transferua nga Sportingu në janar të vitit të shkuar për 63 milionë euro. Këtë edicion, 27-vjeçari ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asistim në pesë paraqitje në të gjitha garat.