Mesfushori Bruno Fernandes pritet së shpejti të firmos kontratë të re me Manchester Unitedin, e cila do ta mbajë në radhët e ekipit anglez deri në verën e vitit 2026.
“Daily Mirror” ka raportuar të enjten se agjenti i Fernandesit, Miguel Pinho tashmë ka nisur bisedimet me drejtuesit e Unitedit dhe së shpejti pritet të arrihet marrëveshja mes palëve.
Te Manchester Unitedi, po e vlerësojnë Fernandesin si njërin prej lojtarëve kryesor në ekip dhe po duan ta mbajnë në “Old Trafford” sa më gjatë që të jetë e mundur duke i ofruar kushte dukshëm më të mira në kontratën e re.
26-vjeçari ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2025 dhe këtë edicion ka shënuar 28 gola e ka bërë 17 asistime në 57 ndeshje në të gjitha garat.
Ai iu bashkua Unitedit në janar të vitit të shkuar nga Sportingu i Lisbonës për 60 milionë euro dëmshpërblim.