Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi e sheh si opsion edhe Fernandesin

Juventusi po e shqyrton mundësinë e transferimit të mesfushorit të Manchester Unitedit, Bruno Fernandes.

“Tuttosport” njofton të premten se krerët e Juventusit tashmë kanë kontaktuar agjentin e portugezit.

Fernandes ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2026 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit, ndërsa kartoni i tij vlerësohet mbi 70 milionë euro.

Ai është pjesë e Unitedit prej janarit të vitit 2020, kurse edicionin e shkuar ka pasur 10 gola e 13 asistime në të gjitha garat.