Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fernandes refuzon kontratën e re

Bruno Fernandes

Mesfushori portugez Bruno Fernandes ka refuzuar kontratën e re te Manchester Unitedi duke lënë të hapur mundësinë e largimit nga ekipi në fund të këtij edicioni.

Mediumet angleze kanë raportuar të hënën se drejtuesit e Manchester Unitedit i kanë ofruar mesfushorit kontratën e re deri në vitin 2026, të cilën e ka refuzuar me arsyetimin se do të presë deri në verë. Kontrata aktuale e Fernandesit skadon në vitin 2025 por te klubit anglez dëshirojnë ta “blindojnë” mesfushorin pas paraqitjeve të mira që i ka treguar këtë edicion. 26-vjeçari, ka shënuar 18 gola dhe ka bërë 12 asistime në 33 paraqitje për Unitedin në të gjitha garat. Fernandes te ekipi anglez u transferua para një viti nga Sportingu i Lisbonës për 60 milionë euro.