Ferizaj ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, me një numër të madh të lojtarëve të rinj, futbollistë të njohur të kampionatit kosovar.
Skuadra ditë më parë, u privatizua dhe tani synon që të konsolidohet dhe stabilizohet në Superligë, derisa ka nisur seriozisht fazën përgatitore.
Në ditën e parë të përgatitjeve, te Ferizaj janë vërejtur futbollistët e njohur si Taulant Dajaku, që sezonin e fundit luajti me Drenicën, Përparim Livoreka me Dritën, apo Fatih Karahoda, raporton “Sporti në KTV”.
Pjesë e Ferizajt ishin edhe Dardan Jashari, Fisnik Papuqi, Filonit Shaqiri e Ergon Hyseni.
Mirëpo ekipin nuk e ka udhëhequr në ditën e parë trajneri Bilbil Sokoli, i cili ishte në bisedime me drejtuesit e skuadrës.
“Profa” sipas burimeve brenda klubit, pritet t’i bashkohet ekipit gjatë javës së ardhshme.