Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fenerbahçe vendos ta transferojë Alioskin

Ezgjan Alioski

Zyrtarët e klubit të Fenerbahçes kanë vendosur për të ardhmen e reprezentuesit të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski.

Alioski u huazua te Fenerbahçe në verë nga skuadra e Arabisë Saudite, Al-Ahly.

Pasi janë ndarë të kënaqur me paraqitjet e Alioskit, Fenerbahçe ka vendosur që të bëjë ofertë zyrtare për të prej 2.5 milionë eurove, dhe kjo shumë e parave është pranuar nga Al-Ahli, ka shkruar të mërkurën mediumi “ekipa.mk”.

Alioski deri tani ka zhvilluar 17 ndeshje për Fenerbahçen dhe ka shënuar një gol.