Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alioski i bashkohet Fenerbahçes

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski karrierën do ta vazhdojë në Turqi. Ai do t’i bashkohet skuadrës së Fenerbahçes pasi ekipi nga Stambolli të hënën e ka bërë zyrtare arritjen e marrëveshjes me klubin nga Arabia Saudite, Al-Ahli.

Në njoftim thuhet se Alioski do të huazohet nga Al-Ahli, ekip me të cilin ka kontratë deri në veren e vitit të ardhshëm.

“Klubi ynë ka arritur marrëveshje në parim për huazimin e Ezgjan Alioskit, i cili luan te skuadra Al-Alhi në Arabinë Saudite. Futbollisti do të vijë në mbrëmje në Stamboll për t’i vazhduar negociatat”, thuhet në njoftimin e Fenerbahçes. Alioski 30-vjeçar në verën e vitit të shkuar iu bashkua ekipit Al-Ahli si lojtar i lirë kurse karrierë ka bërë edhe te Leeds Unitedi, Lugano e Schaffhauseni.

Artikuj të ngjashëm