Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fenerbahçe largon Alioskin

Futbollisti Ezgjan Aliosni me fanelle te Fenerbahces

Ezgjan Alioski nuk do të paraqitet për Fenerbahçen në pjesën e dytë të sezonit aktual. Gjiganti turk ka marrë vendim për ndërprerje të parakohshme të bashkëpunimit me futbollin e Maqedonisë së Veriut.

Alioski u huazua te Feneri nga klubi i Arabisë Saudite, Al Ahli, por largohet vetëm pas gjashtë muajsh qëndrim.

Raportohej se Fenerbahçe synonte blerjen e kartonit të Alioskit, por kjo nuk ndodhi dhe Alioski pjesën tjetër të sezonit do ta vazhdojë në Arabi Saudite.

Alioski në nëntë paraqitje në Superligën turke ka shënuar një gol dhe një tjetër ka asistuar. Me Al-Ahlin ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.