Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha e Alioski largohen nga Fenerbahçe

Fenerbahçe ka njoftuar se dy futbollistët shqiptarë Mërgim Berisha e Ezgjan Alioski janë larguar.

Siç ka bërë të ditur Fenerbahçe, Berisha ka finalizuar transferimin te klubi i Bundesligës gjermane Augsburg. Ndërsa Alioskit i ka skaduar kontrata e huazimit, ai pritet të kthehet te klubi Al-Ahli në Arabi Saudite.

Alioski i ishte bashkuar Al-Ahlit në verën e vitit 2021.

Te Fenerbahçe u huazua verën e vitit të kaluar.

Artikuj të ngjashëm