Ezgjan Alioski ka lënë përshtypje të mirë te kryesia e klubit të madh të Turqisë, Fenerbaçe, që po synon ta mbajë krejtësisht në skuadër reprezentuesin e Maqedonisë së Veriut.
Alioski aktualisht është i huazuar nga skuadra Al Ahli, deri në fund të edicionit.
Mediat turke kanë shkruar të premten se Fenerbahçe ka nisur negociatat për ta blerë kartonin e futbollistit të krahut të majtë nga skuadra e Arabisë Saudite, për rreth një milion euro.
Alioski u transferua te Fenerbahçe para dy muaj e gjysmë.
Në 12 ndeshje të zhvilluara për Fenerin këtë edicion, ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asistim.
Artikuj të ngjashëm