Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fëmijët dhe karriera, futbollistet përshtatin synimet e tyre

Futbollistet dikur mendonin se duhej ta shtynin mëmësinë derisa të mbaronin ditët e tyre të lojës. Tani disa po krijojnë familje në mes të karrierës, me pakënaqësitë e vazhdueshme në klubet e tyre të zëvendësuara nga një politikë e zbatuar nga FIFA.

Lojtaret shtatzëna u përballën me paga të zvogëluara ose të papaguara, kërcënime, mbulim të pjesshëm të lehonisë dhe madje edhe largime. Vetëm në vitin 2021, FIFA publikoi rregullat e reja dhe situata tani po ndryshon.

“Përpara se të jemi futbolliste, ne jemi gra”, tha mbrojtësja e Kamerunit, Claudine Falone Meffometou, e cila luan për klubin francez Fleury dhe lindi një vajzë në maj të vitit 2021. “Të jesh nënë të ndryshon jetën dhe mënyrën se si i sheh gjërat dhe mënyrën se si sillesh. Për një kohë të gjatë shumë vajza që do të donin të krijonin një familje thoshin me vete se kontrata e tyre do të ndërpritej. Shumica prisnin deri në fund të karrierës së tyre për të pasur një fëmijë. Por tani gjërat janë ndryshe”.

Meffometou, 32-vjeçare, tha se kishte mbështetje të vazhdueshme nga klubi i saj gjatë shtatzënisë. Edhe pse ajo ishte larg për 10 muaj, Fleury i ofroi një zgjatje të kontratës në vitin 2021.

Lojtarja e Islandës, Sara Bjork Gunnarsdottir, pati një përvojë shumë më pak pozitive në një nga klubet kryesore të futbollit në botë. Dhe rasti i saj çoi në një vendim historik këtë janar. Kur mbeti shtatzënë në vitin 2021, pagat e Gunnarsdottir u ulën nga Lyoni, tetë herë kampion evropian, dhe ajo tha se shefat e klubit treguan pak mirëkuptim kur u kthye në stërvitje pasi lindi fëmijën e saj. Gunnarsdottir tregoi se si një nga drejtorët e Lyonit nuk iu përgjigj përfaqësuesve të saj derisa ajo bëri një ankesë zyrtare pasi nuk u pagua për dy muaj.

Edhe Lojtaret që po balancojnë obligimet si nëna me ambiciet e futbollit Sport Lojtaret që po balancojnë obligimet si nëna me ambiciet e futbollit

Kur Gunnarsdottir iu drejtua sindikatës së lojtarëve, FIFPRO, për ndihmë, ajo pretendoi se i ishte thënë nga Lyoni se karriera e saj në klub do të përfundonte nëse e çonte çështjen më tej. Gunnarsdottir, e cila tani është pjesë e Juventusit, përfundimisht fitoi çështjen e saj në një gjykatë të FIFA-s dhe Lyoni u urdhërua t'i paguante më shumë se 82.000 euro, plus interesin.

“Fitorja ishte më e madhe se unë”, u shpreh ajo. “Ishte si një garanci e sigurisë financiare për të gjitha lojtaret që duan të kenë fëmijë gjatë karrierës së tyre”.

Rasti i saj mori mbështetje edhe nga ish-fituesja e “Topit të Artë”, Megan Rapinoe. Amerikania e quajti qasjen e Lyonit “tejet të turpshme”. Në SHBA, të drejtat e lehonisë janë shkruar në kontratat e lojtareve në një marrëveshje midis futbollisteve të ekipit kombëtar dhe Federatës amerikane.

Por në nivelin më të lartë, kombinimi i karrierës dhe i fëmijëve mbetet relativisht i rrallë. Nga 3500 lojtaret në kampionatet kryesore të përfshira në një pyetësor nga FIFPro në vitin 2017, vetëm dy për qind kishin fëmijë. Nga ato lojtare, vetëm tetë për qind morën kompensim lehonie nga klubi ose federata e tyre.

Gjërat morën kthesë për mirë në vitin 2021, kur FIFA publikoi rregulla të reja që nënkuptojnë se Federata Ndërkombëtare garanton një minimum prej 14 javësh leje lindjeje, nga të cilat të paktën tetë javë duhet të merren pas lindjes. Përveç kësaj, lojtaret duhet të marrin të paktën dy të tretat e pagës së tyre.

E rëndësishmja në përvojën e Gunnarsdottirit është se klubet kanë një detyrim për të riintegruar lojtaren në skuadër dhe atyre duhet t'u jepet mundësia për të ushqyer fëmijën me gji. Po ashtu, klubet duhet të ofrojnë lehtësira të përshtatshme për ta bërë këtë. Klubet kryesore po përshtaten gradualisht me nevojat e lojtareve të tyre. Dhe pas përvojës së papërshtatshme të Gunnarsdottirit, Lyoni po përpiqet të bëjë më mirë me mesfushoren Amel Majri, e cila lindi një vajzë korrikun e kaluar.

Edhe Shtatzënia dhe sporti - kombinim sfidues për sportistet Lifestyle Shtatzënia dhe sporti - kombinim sfidues për sportistet

“Klubi më lejoi të udhëtoja në ndeshje me Maryamin dhe dadon e saj”, tha Majri. “Kjo më jep paqe mendore dhe më lejon të bëj plotësisht punën time si lojtare, si dhe mund ta kaloj gjithë kohën time të lirë me vajzën time”.

Federata franceze po punon mbi planet për të lejuar Majrin - nëse ajo zgjidhet - të marrë vajzën e saj në Australi për Kupën e Botës që mbahet më vonë këtë vit. Ka ende shumë përparim për t'u bërë. Kushtet e reja të FIFA-s nuk janë zbatuar ende në nivel kombëtar në Francë. Dhe vetëm kur futbolli italian i femrave u bë profesionist vitin e kaluar, lojtareve iu dha mbulimi i plotë i lehonisë.