Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fellaini lirohet nga spitali pasi u trajtua për koronavirus

Foto: AFP

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit dhe Evertonit, Marouane Fellaini është liruar nga spitali në Kinë të martën, pasi qëndroi tri javë atje për t’u trajtuar për koronavirus.

Mesfushori 32-vjeçar i Shandong Luneng, është futbollisti i vetëm në Superligën e Kinës (CSL) që është infektuar me virus. Ai do të kalojë edhe dy javë tjera në karantinë nën mbikçyrje të plotë.

Reprezentuesi i Belgjikës kishte njoftuar më 22 mars se ka rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa vetëm sa ishte kthyer në Kinë. Por, ai siguroi tifozët se po ndjehet mirë.

Në spital në qytetin Jinan, Fellaini poston video në Instagram duke bërë stërvitje.

“Fellaini është kontrolluar dhe është konstatuar se është rikuperuar. Ai është liruar nga spitali sot”, është thënë në komunikatë të Shandongut.