Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Federata e Pingpongut zgjedh kryesinë e re

Në sallën e mbledhjeve të shtëpisë së sporteve, Federata e Pingpongut mbajti sot zgjedhjet e jashtëzakonshme, me ç’rast edhe zgjodhi organet e reja, pasi kuvendarët që nga 15 shkurti kishin votuar mocionin e votëbesimit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Zgjedhjet u mbajtën për tri organe: për kryetarin, për anëtarët e bordit dhe për këshillin mbikëqyrës, të cilat u vëzhguan për se afërmi nga përfaqësuesit e departamentit të sporti dhe Komitetit Olimpik të Kosovës”, thuhet në komunikatë

Tutje thuhet se në garën për kryetar garuan dy kandidatë: Jeton Beqiri dhe Nehat Çitaku, pas procesit të votimit me shumicë të votave kryetari i ri i federatës u zgjodh Jeton Beqiri.

Pastaj u zgjodhën edhe anëtarët e rinj të bordit të Federatës:

Besim Hajdari

Edhe Pa asnjë votë kundër, Agim Ademi rizgjidhet kryetar i FFK-së Futboll 5 muaj më parë Pa asnjë votë kundër, Agim Ademi rizgjidhet kryetar i FFK-së

Besnik Behluli

Edona Shabani

Feim Rama

Jeton Oruçi

Linda Zeqiri

Në fund u zgjodhën edhe tre anëtarë të rinj të këshillit mbikëqyrës

Bekim Kryeziu

Edhe Bekë Berisha zgjidhet kryetar i Sigal Prishtinës, Plisat kundër Basketboll 6 muaj më parë Bekë Berisha zgjidhet kryetar i Sigal Prishtinës, Plisat kundër

Dardan Imami

Veton Pira