Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Federata e Pingpongut nis aktivitetet me pjesëmarrje në “Connect Ligen”

Federata e Pingpongut fillon aktivitetet e saj për vitin 2020 me pjesëmarrjen në ligën rajonale “Connect Ligen” që do të organizohet më 8 dhe 9 shkurt në Shkup.

Bordi i FPPK-së ka pranuar propozimin e udselektorit që Kosovën në këtë ligë ta përfaqësojnë:

Kadet M - Blendi Hajdari dhe Rilind Gashi

Kadet F - Shega Hashani dhe Adea Babuni

Junior M - Fatih Karabaxhaku dhe Aulon Bivolaku

Edhe Federata e Pingpongut zgjedh kryesinë e re Sport Federata e Pingpongut zgjedh kryesinë e re

Juniore F - Alma Mehmeti dhe Jerina Rexhepi

Trajner - Rifat Rifati dhe Ridvan Hashani

Udhëheqësi i rrugës - Nehat Çitaku

Sa për informimin tuaj, Connect Liga ka filluar në nëntorin e vitit të kaluar në Kosovë, e sivjet do të mbahet në Maqedoni, Mal të zi, Shqipëri, e në fund në Kosovë për të nxjerr përfaqësueset më të suksesshme.

Edhe Federata e Pingpongut hap afatin e regjistrimit të klubeve Sport Federata e Pingpongut hap afatin e regjistrimit të klubeve

Kosova në xhirot e para ka dalë si përfaqësuesja e parë në 3 kategori: Junior M, Kadet M dhe Kadet F si dhe e dyta në kategorinë e Junior F.

Në fundjavën tjetër (15-17 shkurt) është paraparë organizimi i mbledhjes së Kuvendit si dhe shpërblimit të laureatëve e pastaj më 17 shkurt organizimi i turneut “Dita e Pavarësisë”, për të cilën tanimë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre shumë përfaqësues nga ITTF, ETTU, STAG e nga rajoni.

Image