Kosova do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar për juniorë dhe kadetë, i cili do të mbahet në Malta, në Universitetin e Gjimnastikës, nga data 11 deri më 15 shtator.
Kosova përfaqësohet nga juniorët Fatih Karabaxhaku, Kreshnik Mahmuti, Alma Mehmeti dhe Bleona Mehmeti, kurse nga kadetët përfaqësohet nga Blendi Hajdari, Sylejman Cerkini, Jerina Rexhepi dhe Shega Hashani. Lojtarët do të udhëhiqen nga trajnerët Besire Domaniku dhe Ridvan Hashani.
Federata e Pingpongut Malteze para fillimit të turneut të parë ndërkombëtar, ka organizuar kamp një ditor për pjesëmarrësit e turneut, i cili do të udhëhiqet nga një trajner ndërkombëtar, transmeton kp.
Pjesë e turneut do të jenë edhe Qipro, Ishujt Faroe, Irlanda, Libani, Norvegjia, Uellsi dhe Malta.
-
Kosova me pesë xhudistë në Evropianin U23
-
Ekipet e Kosovës i humbin të gjitha tetë ndeshjet, Federata njofton për “përfaqësim të mirë”
-
Gjashtë xhudistë të rinj në garën e rëndësishme në Athinë
-
Federata e Pingpongut nis aktivitetet me pjesëmarrje në “Connect Ligen”
-
Përcaktohet renditja e top 8 juniorëve më të mirë në pingpong, te meshkujt dhe femrat