Nehat Çitaku është kthyer në krye të Federatës së Pingpongut të Kosovës. Në Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor të mbajtur të premten mbrëma, Çitaku u zgjodh kryetar.
Mori 18 vota prej 35 sa ishin të vlefshme. Pra fitoi me rezultat të ngushtë, 18:17.
Sipas njoftimit, Çitaku do ta drejtojë FPPK-në deri në vitin 2025. Ai ka shkruar për presion të madh ndaj delegatëve.
“Definitivisht u mposht padrejtësia. Fitore e madhe e pingpongut kosovar dhe jo vetëm.Falënderim i veçantë për përfaqësuesit e klubeve të pingpongut dhe të gjithë të tjerët të cilët përkundër presionit të paparë ndonjëherë nga grupet e caktuara të interesit, e që do të publikohen më vonë, arritën ta përballojnë me sukses dhe të përcaktohen për një ardhmëri të ndritur të këtij sporti”, ka shkruar Çitaku.
Ai ditë më parë akuzoi Komitetin Olimpik të Kosovës për presion ndaj delegatëve. Federata e Pingpongut është e para prej federatave kosovare të sportit të pranuara në arenën ndërkombëtare.