Federata Botërore e Biathlonit “IBU” ka suspenduar sportistët e Rusisë dhe Bjellorusisë me efekt të menjëhershëm për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Ky sanksion vjen pasi federatat e të dyja shteteve “nuk i kanë përmbushur obligimet që i ka të caktuara statuti i IBU-së”, është thënë në komunikatën e Federatës Botërore të Biathlonit të enjten.
Suspendimi pritet të zgjasë deri në muajin shtator, kur mbahet kongresi i ardhshëm, por do të varet edhe nga zhvillimet e ardhshme të situatës.
Artikuj të ngjashëm
-
Atletët e Rusisë dhe Bjellorusisë përjashtohen, mbesin jashtë Botërorit të Beogradit
-
Atletët rusë dhe bjellorusë pezullohen nga garat ndërkombëtare të patinazhit
-
Ukraina u kërkon sportistëve të shmangin kontaktet me rusët e bjellorusët
-
Ukraina: Disa olimpistë rusë e përkrahin agresionin e Rusisë
-
IOC-ja suspendon Komitetin Olimpik të Rusisë