Unioni Ndërkombëtar i Patinazhit (ISU) pezulloi të martën patinatorët rusë dhe bjellorusë nga pjesëmarrja në të gjitha garat ndërkombëtare të patinazhit, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Skaterët do të ndalohen të marrin pjesë në kampionatet e ISU dhe ngjarje të tjera, ka bërë të ditur ISU-ja në një deklaratë.
"Këshilli ISU ripohon solidaritetin e tij të plotë me anëtarët e ISU-së në Ukrainë, Federatën Ukrainase të Patinazhit të Shpejtë dhe Federatën Ukrainase të patinazhit artistik," thuhet në deklaratë.
"Këshilli i ISU-së do të vlerësojë mundësitë për ndihmë të shpejtë humanitare për anëtarët e tij ukrainas të ISU. Të njëjtat rregulla do të zbatohen për "zyrtarët e listuar në Komunikimet dhe/ose rregulloret përkatëse të ISU-së në Rusi dhe Bjellorusi", thuhet më tej në deklaratë.
Organi drejtues ka thënë se pezullimi do të hyjë menjëherë në fuqi dhe do të qëndrojë deri në një njoftim tjetër.
Ndërkohë, të hënën të gjitha klubet dhe përfaqësueset e Rusisë në futboll janë suspenduar nga garat e FIFA-s dhe UEFA-s deri në një vendim tjetër.
Edhe
Federata Botërore e Biathlonit suspendon sportistët rusë e bjellorusë
Vendimi i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit dhe Konfederatës Evropiane erdhi pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar rekomandoi largimin e sportistëve të Rusisë dhe Bjellorusisë nga garat ndërkombëtare.