Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FBK-ja konfirmon se Kupa mbahet në Pejë

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka konfirmuar se “Final 8” i Kupës së Kosovës do të mbahet në Pejë prej 9 deri më 13 shkurt.

Në njoftimin e FBK-së, të hënën, thuhet se Bordi i federatës ka miratuar kërkesën e KB Pejës për organizimin e kësaj ngjarjeje.

Po ashtu, thuhet se Peja ka plotësuar të gjitha kushtet e përcaktuara në konkursin për organizimin e “Final 8” të Kupës së Kosovës.