Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), ka njoftuar të hënën se ka marrë vendim që turneu “Final 8” i Kupës së Kosovës, të organizohet në qytetin e Suharekës.
Në njoftimin e FBK-së, thuhet se pas tërheqjes së Rahovecit javën e shkuar nga organizimi i kësaj ngjarjeje, të drejtën e organizimit ia kanë dhënë skuadrës së Yllit pas interesimit të krerëve të klubit nga Suhareka.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Final 8” i Kupës së Kosovës, do të mbahet prej datës 3 deri më 7 shkurt. Edicionin e shkuar, trofeun e Kupës së Kosovës në basketboll e fitoi skuadra e Pejës që në finalen e luajtur në palestrën “Mizahir Isma” të Rahovecit, triumfoi ndaj Yllit.