Sport

Sot caktohen finalistët e Kupës së Kosovës në basketboll

Skuadrat finaliste të turneut “Final 8” të Kupës së Kosovës në basketboll, do të përcaktohen të premten kur edhe zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale të kësaj gare. Në gjysmëfinalen e parë që nis prej orës 16:00, do të takohen Rahoveci dhe Golden Eagle Ylli ndërsa prej orës 19:00 do të luhet dueli ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Sigal Prishtinës.

“Final 8” i Kupës së Kosovës që ka nisur të mërkurën, po mbahet në palestrën “13 Qershori” të Suharekës. Ndeshja finale në konkurrencën e meshkujve do të zhvillohet të dielën prej orës 17:30 ndërsa prej orës 14:00, do të luhet finalja e femrave në të cilën do të përballen KosovaHome Prishtina dhe Bashkimi.

Edicionin e shkuar në këtë garë pati triumfuar skuadra e Pejës, e cila të enjten mbrëma u eliminua në çerekfinale nga Prishtina.sp