Peja dhe Golden Eagle Ylli e luajnë të mërkurën prej orës 20:00 ndeshjen e dytë çerekfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ndeshja zhvillohet në palestrën “Karagaçi” dhe mund të jetë e fundit e kësaj serie.
Ylli fitoi të shtunën në Suharekë dhe me tjetër fitore siguron gjysmëfinalen, ku pret Trepça. Por pejanët janë të përkushtuar për fitore dhe që ta dërgojnë serinë çerekfinale në ndeshjen e tretë.
Në Pallatin e Rinisë, të enjten nga ora 19:30, takohen Sigal Prishtina dhe Bora. Bora e ka fituar bindshëm çerekfinalen e parë dhe llogaritet favorite që me dy ndeshje të avancojë në gjysmëfinale.
Fituesi i duelit prishtinas në gjysmëfinale përballet me Bashkimin e Prizrenit.