Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketboll, Superkupa e Kosovës mbahet në Suharekë

Edicionit 2023/24 në Superligën e Kosovës në basketboll, do t’i paraprijë turneu i Superkupës.

Superkupa e meshkujve mbahet javën e ardhshme, ndërsa ajo e femrave në fund të muajit. Federata e Basketbollit të Kosovës, të premten ka njoftuar se organizimin e Superkupës te meshkujt e ka fituar skuadra e Golden Eagle Yllit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kështu që, ky turne do të mbahet në palestrën “13 Qershori” në Suharekë prej datës 13 deri më 17 shtator.

Te meshkujt, do të marrin pjesë të gjitha tetë skuadrat e Superligës. Ndërkohë, në konkurrencën e femrave, do të paraqiten vetëm katër skuadra.

Kjo ngjarje do të mbahet në fund të muajit dhe në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.