Në fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e para të edicionit të ri të Superligës së Kosovës në basketboll.
Vendimet e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës janë publikuar të mërkurën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pas aprovimit nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), xhiroja e parë e ProCredit Superligës dhe Superliga Femrat do zhvillohet sipas datave të parashikuara, në palestrat sportive të qyteteve përkatëse. ProCredit Superliga do fillojë me datë 4-5 tetor 2025 në palestrat sportive përkatëse, ndërsa xhiro e dytë vazhdon me datat 18-19 tetor në palestrat sportive përkatëse”, shkruan në vendimin e Bordit të FBK-së.
Po ashtu është bërë e ditur se xhiroja e dytë dhe e tretë e Superligës do të organizohen në një palestër “me qëllim lehtësimin e zhvillimit të ndeshjeve në periudhën zgjedhore”.
Bordi i FBK-së ka arsyetuar edhe vendimin e anulimit të Superkupës së Kosovës në konkurrencë të meshkujve.
Sipas arsyetimit Superkupa është anuluar “me qëllim që të mos tejzgjatet vijimi i ProCredit Superligës dhe të sigurohet zhvillimi i garave sipas kalendarit të paraparë”.