Mesfushori Fabinho ka deklaruar se transferimi te Liverpooli ishte vendim i marrë shumë lehtë.
Braziliani ka thënë se para transferimit ka folur me shokun e tij Roberto Firmino dhe menaxherin Jurgen Klopp. Këto biseda e kanë bindur 24-vjeçarin që të kalojë në Angli.
“Fola në telefon me Firminon. E njoh personalisht dhe kam qenë në kombëtare me të”, ka thënë Fabinho.
“Pata mundësi të flisja me trajnerin dhe njerëzit që punojnë në klub. Më dhanë shumë besim, treguan se më dëshirojnë. Kur u takuam çdo gjë shkoi mirë”, ka shtuar braziliani.
“Doja të shkoja te një klub që më donte, që shfaqi interesim të madh. Me këto, ishte e lehtë t’i thosha po”.
Fabinho u transferua te Liverpooli për rreth 45 milionë euro.