Klubi i Premier Leagues, Everton, e ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Abdoulaye Doucoure nga Watfordi. Doucoure ka firmosur kontratë trivjeçare me Evertonin të martën, është njoftuar në faqen zyrtare të klubit.
Mediumet britanike raportojnë se Evertoni ka paguar 20 milionë funte për 27-vjeçarin.
“Kam pritur një kohë të gjatë për t’iu bashkuar Evertonit dhe tash që ka ndodhur jam shumë i lumtur”, ka thënë Doucoure. “Evertoni ka histori të madhe në futbollin anglez dhe është klubi i mirë për mua për të bërë hapin e radhës në karrierë”.
Francezi është transferimi i tretë i madh i Evertonit, pas transferimit të James Rodriguezit nga Real Madridi dhe i Allanit nga Napoli.
Artikuj të ngjashëm