Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evertoni siguron Doucouren

Pas James Rodriguezit dhe Allanit, skuadra e Evertonit ka siguruar shërbimet e mesfushorit Abdoulaye Doucoure.

Mësohet se Evertoni tashmë ka arritur marrëveshje me Watfordin dhe për kartonin e francezit do të paguajë 25 milionë euro.

Mesfushori 27-vjeçar me Evertonin pritet të firmosë kontratë katërvjeçare dhe do të prezantohet gjatë kësaj jave së bashku me Jamesin e Allanin. Doucoure në edicionin e fundit ka shënuar katër gola dhe ka asistuar dy herë në 39 ndeshje për Watfordin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2016 nga Granada.