Evertoni ka thyer rekordin e transferimeve në histori të klubit për të transferuar portierin e Sunderlandit, Jordan Pickford.
Klubi nga Liverpooli ka paguar 25 milionë plus 5 milionë funte shtesë për 23-vjeçarin.
Picfordi sezonin e kaluar ishte pjesë e Sunderlandit në Premier Ligë, por sezonin e ri pritej të luante në Championship, pasi “Macet e Zeza” nuk i mbijetuan rënies nga elita angleze.