Skuadra e Evertonit është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Fortuna Duesseldorfit, Benito Raman që po kërkohet edhe nga Arsenali, përcjellë "Bild" të enjten.
Belgu Raman po shkëlqen këtë edicion te ekipi gjerman, pasi ka shënuar dhjetë gola në 26 paraqitje. 24-vjeçari, te Fortuna është transferuar në verën e vitit 2017 nga Standardi për 2.5 milionë euro, transmeton Koha Ditore.
Si Evertoni ashtu edhe Arsenali, janë të gatshëm të ofrojnë dëmshpërblim deri në dhjetë milionë euro për transferimin e Ramanit gjatë verës.
Raman ka kontratë me Fortuna Duesseldorfin deri në vitin 2022 kurse karrierë ka bërë edhe te ekipet si Gent, St. Truiden, Kortrijk e Beerschot.
Artikuj të ngjashëm