Skuadra e Evertonit ka siguruar shëbrimet e sulmuesit Beto, ka njoftuar të hënën “Sky Sports”.
Portugezi Beto i ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe të martën do të prezantohet tek ekipi anglez. Ai me Evertonin do të firmosë kontratë pesëvjeçare, ndërsa te kjo skuadër do të transferohet nga Udinese.
Për kartonin e tij, Evertoni do t’i paguajë ekipit italian 35 milionë euro me bonuse. Portugezi Beto është kërkuar edhe në janar nga Evertoni pas paraqitjeve të mira në Serie A, por ishte Udinese që refuzoi të gjitha ofertat për shërbimet e tij.
Beto në vitin 2021 iu bashkua Udineses nga Portimonense për 7 milionë euro, ndërsa edicionin e shkuar shënoi 10 gola në kampionatin italian. Këtë edicion, 25-vjeçari ka regjistruar 2 paraqitje për Udinesen dhe ka shënuar 1 gol.