Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evertoni pranë transferimit të Sidibes

Evertoni është i interesuar në transferimin e mbrojtësit të djathtë të Monacos, Djibril Sidibe para mbylljes së afatit kalimtar të verës në Angli të enjten, raporton “Sky Sports” të martën.

Pasi ka lejuar Jonjoe Kennyn t'i bashkohet Schalkes në formë huazimi këtë verë, Evertoni është duke kërkuar t'i sjellë konkurrencë dhe mbulesë Seamus Colemanit.

Sidibe është identifikuar si lojtar që mund të kryej këtë detyrë. Sidibe 27-vjeçar raportohet se do t'i kushtojë Evertonit rreth 18 milionë euro, transmeton “Koha Ditore”. Mirëpo, Evertoni po mendon të huazoj reprezentuesin e Francës me mundësi blerje.

Sidibe është kërkuar edhe nga skuadrat tjera të Premier Leagues së Anglisë si West Ham United, Crystal Palace e Newcastle United.