Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle insiston për Sidiben

Mbrojtësi i krahut, francezi Djibril Sidibe pritet që gjatë kësaj jave të zyrtarizohet si transferimi më i ri i ekipit nga Premier League, Newcastle United.

E përditshmja franceze "L'Equipe" ka shkruar të mërkurën se Newcastle pothuajse ka arritur marrëveshje me Monacon për kartonin e 26-vjeçarit. Sidibe te Newcastle pritet të transferohet për 30 milionë euro dëmshpërblim dhe me ekipin e ri do të firmos kontratë katërvjeçare, transmeton Koha Ditore.

Sidibe mund të luaj në të dy krahët e mbrojtjes dhe edicionin e fundit ishte ndër më të dalluarit në Ligue 1. Ai te Monaco është transferuar para tri vjetësh dhe ka kontratë deri në vitin 2022. Sidibe gjithashtu ka edhe 18 paraqitje dhe një gol të realizuar për Përfaqësuesen e Francës. Sidibe karrierë ka bërë edhe te Lille e Troyesi.