Everton i ka vënë çmimin sulmuesit brazilian Richarlison.
Sipas “Daliy Star”, drejtuesit e klubit nga Liverpooli, kërkojnë 90 milionë për ta liruar brazilianin, transmeton KTV.
21-vjeçari, pas paraqitjeve fantastike me skuadrën angleze, ka zgjuar interesimin e ekipeve të njohura evropiane.
Paris Saint-Germain është duke e monitoruar nga afër sulmuesin që po shkëlqen këtë sezon, duke shënuar 11 gola në të gjitha garat për Evertonin.