Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evertoni insiston për Nunesin

Drejtuesit e Evertonit po insistojnë në transferimin e portugezit Matheus Nunes. “Sky Sports” ka raportuar të enjten se tek Evertoni po shpresojnë ta bindin Sportingun në lirimin e 23-vjeçarit gjatë kësaj jave.

Ditë më parë Sportingu refuzoi ofertën e parë të Evertonit prej 45 milionë eurosh, pasi për Nunesin po kërkon të paktën 60 milionë. Mesfushori ka kontratë me ekipin portugez deri në vitin 2026 dhe sezonin e shkuar ishte ndër lojtarët më të dalluar.

Në 50 paraqitje në të gjitha garat, ai shënoi katër gola dhe asistoi pesë herë. Nunes vitin e shkuar debutoi edhe te Portugalia dhe deri më tani ka shënuar një gol në tetë paraqitje.